A do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit? Flet Dardan Sejdiu

Aktuale

A do të jap dorëheqje nga pozita e deputetit? Flet Dardan Sejdiu

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:45
Dardan Sejdiu

(E plotësuar) - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka mohuar raportimet e bëra gjatë ditës së sotit lidhur me vendimin për dorëhqejen e tij edhe nga posti i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sejdiu në një prononcim për Periskopin, ka mohuar një gjë të tillë.

“ Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë informacion” është shprehur shkurtimisht Sejdiu për mediat.

Dardan Sejdiu ka dhënë dorëhqeje nga të gjitha pozitat që kishte mbajtur në Lëvizjen Vetëvendosje, pas zhvillimeve të fundit të ndodhura brenda partisë, ndërsa gjatë mandatit të parë të qeverisjes së Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës kishte ushtruar postin e nënkryetarit.

Pas dorëheqjes nga VV, Dardan Sejdiu jep dorëheqje edhe nga posti i deputetit

Dardan Sejdiu pritet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës për t’u rikthyer në ulësen e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, bëjnë të ditur burimet e medias.

Sipas këtyre burimeve të medias, kalimi i Sejdiut në Komunën e Prishtinës është çështje ditësh, ku do t’i bashkohet ekipit të Shpend Ahmetit.

Ky i fundit ka emëruar partnerin e koalicionit Selim Pacollin nënkryetar, por tashmë ekziston baza ligjore që Komuna t’i ketë dy nënkryetar.

Sejdiu edhe më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, por para zgjedhjeve të fundit parlamentare kishte dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 qershorit 2017  me lëvizjen “Vetëvendosje”.

Lëvizja muajt e fundit po përjeton përçarjen më të madhe që nga themelimi, pas publikimit të disa mesazheve ne “Viber” ku Aida Dërguti e kishte fyer rëndë Albin Kurtin.

Pas kësaj Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.

Njëjtë kanë vepruar edhe disa zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë këtu ish-kryetarin Visar Ymerin, ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun, etj., të cilët bashkë me ish-sekretarin Dardan Molliqajn, po e kundërshtojnë kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë.

Përndryshe, me tërheqjen e Sejdiut nga pozita e deputetit, ulësen e tij do ta zë Ylli Hoxha. Edhe ky i fundit javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga strukturat partiake.

Media ka bërë përpjekje që ta kontaktoj për këtë çështje edhe Dardan Sejdiun, por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ky i fundit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat