Pacolli: Diplomati Rücker, mik i Kosovës

Aktuale

Pacolli: Diplomati Rücker, mik i Kosovës

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:59
Behgjet Pacoll

Shefi i diplomacisë , Behgjet Pacolli, u takua sot me ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin gjerman, Joachim Rücker, i cili kishte dhënë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Ai, vërtet ishte dhe mbeti një mbështetës i madh i Kosovës dhe popullit të saj në rrugëtimin dhe vullnetin drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është e bekuar me miq ndërkombëtarë si diplomati Rücker”, shkruan Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat