Ish-gjyqtari i Gjykatës Ushtarake dëshmon ndaj Limajt

Aktuale

Ish-gjyqtari i Gjykatës Ushtarake dëshmon ndaj Limajt

Më: 16 janar 2018 Në ora: 07:35
Gjykimi i Fatmir Limajt

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore, ku i akuzuar është Fatmir Limaj. Sipas Prokurorisë Speciale Limaj akuzohet për vrasjen e dy civilëve, Shqiptarë gjatë kohës së luftës në Malishevë.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë Sokol Dobruna, ish kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot pritet të japin dëshminë e tyre lidhur me akuzat që i ngarkohen Fatmir Limajt edhe Azem Syla, në cilësinë e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Naim Maloku, një nga eproret e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat