Vendimet e Rusisë në Serbi që rrezikojnë rajonin

Aktuale

Vendimet e Rusisë në Serbi që rrezikojnë rajonin

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 16 janar 2018 Në ora: 09:22
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Financimi i organizatave jo qeveritare në Serbia nga ana e Rusisë, nën pretekstin për ndihma humanitare, lidhja e Kishës Ortodokse Serbe me atë ruse dhe emërimi i ambasadorit të ri rus në Beograd, Aleksander Botsan Kharchenko-s, që ishte i dërguari i Moskës në negociata për statusin e Kosovë përbën problem për Kosovën dhe rajonin në tërësi.

Kështu thotë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani në një prononcim për “Bota sot”

“Marrëdhëniet e ngushta bilaterale mes Beogradit dhe Moskës, në veçanti raportet e kishës ortodokse dhe ndihmat humanitare përmes shoqatave të shoqërisë civile të ndërsjella, në vetvete përmbajnë elemente, të cilat në tërësi për regjion, përbëjnë rrezik potencial, marrë parasysh që influence ruse kanalizohet dhe shpërndahet pikërisht nga kjo epiqendër, pra Beogradi”, thotë Ramadani për “Bota sot”.

Image
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani

Sipas tij, Putini i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Vuçiçit për t’i dalur në ndihmë me negociatat me Kosovën.

“Plotësimi i një pozite sikurse të ambasadorit për Rusinë në Ballkan (respektivisht në Beograd), me një emër i cili për diplomacinë ballkanase ka vënë themele të palëkundura karshi procesit të Kosovës, nënkupton që Putini i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Vuçiçit për t’i dalur në ndihmë me negociatat me Kosovën përball Bashkimit Evropian dhe ndihma jo çdoherë nënkupton të qenit ulur krah për krah në tavolinë të bisedimeve”, deklaron ai.

Ai thotë se Rusia do të rris influencën në Ballkan për ambasadorit të ri në Beograd, Aleksandar Botsan Kharchenko-s.

“Përmes Botsan Kharchenko-s, Rusia do ta intensifikoi influencën e saj në Ballkan por njëherazi, do të vazhdoj ndikimin e saj edhe në politika të Serbisë, respektivisht karshi raporteve me Bashkësinë Ndërkombëtare, përmes diplomacisë ofanzive, duke shfrytëzuar çdo element të mundshëm, i cili do të mund të realizonte objektivat e tyre”, thotë më tej Ramadani.

Ai shtoi se Serbia ende vazhdon të qëndrojë e palëkundur karshi raporteve me Moskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat