Sot seanca për vrasjen e Aulon Zekës

Aktuale

Sot seanca për vrasjen e Aulon Zekës

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:26
Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Sot do të zhvillohet seanca ndaj tre të miturve për vrasjen e Aulon Zekës.

Edhe sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të zhvillohet seanca kundër tre të miturve në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmin për zhvillimin e kësaj seance e konfirmoi për KALLXO Skender Musa, avokati i familjes së dëmtuar.

Musa tha se sot në seancë është paraparë leximi i provave.

Pas seancës së kaluar të këtij gjykimi, avokati Musa kishte kërkuar që gjykata të mos ndikohet nga jashtë në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar të miturit.

Shpeshherë kur ka pasur seancë të këtij gjykimi është protestuar para Pallatit të Drejtësisë.

Në protesta është kërkuar drejtësi për Aullon Zekën.Të dyshuarit për vrasjen e  Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat