Vëllai i Ivanoviqit: E vërteta e vrasjes do varroroset bashkë me të

Aktuale

Vëllai i Ivanoviqit: E vërteta e vrasjes do varroroset bashkë me të

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:32
Miroslav Ivanoviq

Miroslav Ivanoviq, vëllai i të vrarit Oliver Ivanoviq, gjatë një deklarate për Sputnik ku edhe konfirmoi vdekjen e Oliverit me pesë të shtëna, thotë se ai nuk e kishte marrë seriozisht kur makina e tij u vu në zjarr disa kohë më parë

Sipas tij, ai ka mundur të ketë edhe kërcënime të tjera, mirëpo ato nuk i ka bërë të ditura.

“Ai ishte i tillë. Oliver nuk ishte aspak ai tip që përhapte panik… Kam frikë se disa detaje të cilat mund të jenë e vërteta rreth vrasjes së tij do të shkojnë së bashku me të nën tokë. Ne nuk e dimë nëse gjatë kësaj kohe ai ka qenë i kërcënuar, nëse ka ndodhur diçka tjetër gjatë kësaj kohe, kjo pasi që ai nuk ka folur asgjë. Por për çdo njeri të arsyeshëm, bazuar në të kaluarën e plotë të Oliverit dhe gjithçka që ka ndodhur më parë, mund të jetë e mjaftueshme për ta kuptuar. Unë nuk mendoj se duhet të ketë diçka tjetër për të thënë”, ka thënë Miroslav Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat