Daçiqi: Vrasja e Ivanoviqit akt terrorist, rrezikon stabilitetin e rajonit

Aktuale

Daçiqi: Vrasja e Ivanoviqit akt terrorist, rrezikon stabilitetin e rajonit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:20
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës, duke e komentuar rastin si akt të rrezikshëm terrorist që e rrezikon stabilitetin jo vetëm të veriut të Kosovës por të të gjithë rajonit.

Sipas mediave serbe, Daçiq që po qëndron në një vizitë zyrtare në Mal të Zi mori lajmin për vrasjen Ivanoviqit në momentin kur u ul në aeroportin e Podgoricës.

Në një konferencë për media Daçiq tha se autorët e këtij rasti duhet të arrestohen menjëherë.

“Kërkojmë që policia të reagojë dhe të arrestojë autorët dhe urdhëruesit e këtij akti të neveritshëm. Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës", përfundoi  Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat