A ishte shqiptar vrasësi i Ivanoviçit? Ja si i përgjigjet Vuçiç pyetjes së gazetares

Aktuale

A ishte shqiptar vrasësi i Ivanoviçit? Ja si i përgjigjet Vuçiç pyetjes së gazetares

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:12
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shfaq sot i acaruar duke shkëmbyer replika me gazetarët, në konferencën për media lidhur me vrasjen e politikanit serb Ivanoviç.

Vuçiç këmbënguli se vrasësi nuk është serb, kësisoj ai u pyet nga një gazetare nëse po nënkupton se vrasësi është shqiptar. Vuçiç u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se nuk e nënkupton këtë gjë.

“Nuk po e them edhe pse vrasësit e kishin lënë makinën e djegur në jug të Mitrovicës, për të lënë gjurmë sikur ata janë shqiptarë, por mund të them që nëse nuk e zbulojnë ata që duhet ta zbulojnë, do ta zbulojmë ne”.

Në fund, i pyetur nëse ka marr sms nga Oliver Ivanoviç, ku ai i sqaronte se “kush i ka djegur makinën, dhe cili ishte personi që ai dyshonte” Vuçiç i acaruar e mohoi duke shtuar se “ai më ka kërkuar që ta mbështes dhe nuk e kam mbështetur, por i kam premtuar se do ta zbuloj se kush ia ka djegur makinën”.

Konferenca e sotme për media u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat