Ismet Salihu, porosi Ministrit: Mos emëro njerëz të politikës në UP!

Aktuale

Ismet Salihu, porosi Ministrit: Mos emëro njerëz të politikës në UP!

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:13
Ismet Salihu

Ish- kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Ismet Salihu, i shkarkuar ditë më parë nga Ministri i Arsimit, komentoi këtë vendim.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi shkarkoi katër anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së që ishin emëruar nga ministri paraprak.

Sipas Salihut ky vendim është i paarsyeshëm dhe mund të konsiderohet politik.

“Unë uroj të mos çojë përpara njerëz të politikës që nuk kanë as background, as dije as autoritet. Nuk kemi pasë as paralajmërim, sipas tij për mungesë të bashkëpunimit, ai duhet të bashkëpunojë me universitetin. Universiteti i Prishtinës është emblemë e arsimit dhe shkencës”, tha Salihu.

Sipas Salihut, shkarkimi i këshillit në këtë kohë do të dëmtojë procese që janë në vazhdim në UP.

“Mungesa e Këshillit me siguri që e dëmton edhe shumë e dëmton sepse kemi bërë plane afatmesme…Ky Këshill Drejtues për dy vite sa ka punuar, ka bërë një punë të madhe. Kemi pasë bashkëpunim shumë të mirë, duke munduar ta vendosim një rregull”, tha Salihu.

Kallxo ka siguruar  vendimin e MASHT-t për të shkarkuar Ismet Salihun, Alajdin Abazin, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifin,

Në këtë vendim thuhet se shkarkimi po bëhet për shkak të ‘dështimit, refuzimit, shpërfilljen për të përmbushur detyrat e postit’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat