Ambasada britanike bën thirrje që vrasësit e Ivanoviqit të sillen sa më shpejt para drejtësisë

Aktuale

Ambasada britanike bën thirrje që vrasësit e Ivanoviqit të sillen sa më shpejt para drejtësisë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:40
Ambasada britanike

Ambasada britanike në Kosovë ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve për vrasjen e Oliver Ivanoviq, derisa Policisë së Kosovës i ka bërë thirrje që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe t'i sjellin kryesit e veprës para drejtësisë sa më parë.

"Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Ashtu si për çdo vrasje, i bëjmë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe t'i sjellin kryesit e veprës para drejtësisë sa më parë", theksojë nga kjo ambasadë.

Për ta, është veçanërisht e rëndësishme që politikanët dhe ata në jetën publike të jenë në gjendje të veprojnë pa frikë nga dhuna. 

"Ne i bashkohemi thirrjeve për qetësi dhe apelojmë te të gjithë që të bashkëpunojnë me policinë për t'i sjellë kryesit e veprës para drejtësisë", thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat