Kur Ivanoviq thoshte “Vetëm se nuk më kanë vrarë, por as kjo nuk duket larg”

Aktuale

Kur Ivanoviq thoshte “Vetëm se nuk më kanë vrarë, por as kjo nuk duket larg”

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:39
Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq "kishte ndier diçka" për vdekjen e tij.

Në korrik të këtij viti, atij i ishte djegur vetura. Pas kësaj djegie, ai kishte folur për një televizion rajonal.

"Mua më kanë bërë çmos, vetëm sa s’më kanë gjuajtur me armë, por kush e di, as kjo nuk përjashtohet. Mendoj se kjo do të ishte gabim dhe nuk besoj në një skenar të tillë. Unë mendoj se në radhë të parë qëllimi ka qenë që të frikohen njerëzit rreth meje, jo aq që unë të frikohem. Dhe e arritën qëllimin e tyre, disa u frikuan, kështu që për disa ka mjaftuar ajo që mua ma ndezën makinën dhe kanë menduar kështu: Nëse munden atij, pse mos ma bëjnë mua", kishte thënë Ivanoviq.

I ndjeri ka jetuar jo më shumë se 100 metra larg selisë së partisë. Derisa i njëjti u vra me një armë zhurmëmbytëse pikërisht në vendin e tij të punës.

Forca të shumta të njësisë speciale aktualisht janë në vendin ku u vra Ivanoviqi, derisa Policia e Kosovës ka treguar se janë gjetur edhe prova që çojnë tutje për zbardhjen e rastit. 

Po ashtu, raportohet se policët kanë qenë fare afër vendit të ngjarjes, por nuk kanë dëgjuar të shtënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat