Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Aktuale

Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:40
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që nesër, në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,  me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.

Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat