Ja kush qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Ja kush qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:25
Oliver Ivanoviq

Analisti politik, Azem Vllasi, ka thënë se Ivanoviqi me partinë e tij i kishte penguar shtetit serb, pasi që po i bënte konkurencë “Listës Serbe”.

Sipas Vllasit, Ivanoviqi nuk ishte i besueshëm as për shtetin e Kosovës, dhe e donte Serbinë si çdo serb tjetër.

“Ivanoviqi ka qenë person non-grata për shtetin e Serbisë për arsye që ai me partinë e tij i kishte bërë konkurencë Listës Serbe, dhe kjo nuk i ka konvenuar Beogradit, pasi ata dëshironin të kishin vetëm një listë që do të udhëheqte me dhjetë komunat. Gjuha linçuese iu ka paraprirë akteve siç ka ndodhur ky i sotit” ka deklaruar Vllasi.

Vllasi ka thënë se deklaratat linçuese të Marko Gjuriqit do të duhet të fillojnë të hetohen. Sipas tij prapa vrasjes së tij qëndrojnë çarçet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat