Ja për kë ishte mesazh vrasja e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Ja për kë ishte mesazh vrasja e Oliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:56
Oliver Ivanoviq

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Rashiti, ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit është një mesazh për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin një linjë ndryshe nga ajo e Beogradit.

Sipas tij, pas kësaj vrasjeje të gjithë serbët që janë pjesë e Listës Serbe do të jenë në një linjë me politika e partisë dhe Beogradit, duke mos lejuar që të ketë ndarje.

Sipas tij në pjesën veriore kanë nodhur edhe vrasje të tjera, dhe sipas tij do të ketë edhe koka tjera të cilat do të pësojnë si pasojë e politikave të Beogradit.

” Veriu do te haj edhe shume koka te serbeve. Grupet dhe individet e rritur ne nje hapesire pa rend dhe ligj, me perkrahje te instrumeteve te shtetit dhe organeve te sigurise do të refuzojne vendosjen e rendit, ligjiti, integrimit dhe normalitetit” ka deklaruar Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat