Vrasja e Ivanoviqit, “shpërthen” Kimete Berisha: Batoni veshur zi fund e krye e...

Aktuale

Vrasja e Ivanoviqit, “shpërthen” Kimete Berisha: Batoni veshur zi fund e krye e...

Nga: P.R Më: 16 janar 2018 Në ora: 23:39
Baton Haxhiu

Publicistja e njohur Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Ajo ka drejtuar një varg kritikash për ata që sot dhanë versionet e tyre për vrasjen e politikanit serb në Kosovë.

“Batoni bile, veshur zi fund e krye, pa menduar dy herë e karakterizoi këtë vrasje, si vrasje politike, ndërsa e lavdëroi viktimën (të cilën e njihte që 20-të vite) dhe tha se viktima ishte kundër ndarjes së Kosovës, që demek është vrarë nga ata që kanë qenë pro ndarjes. Kaq i thjesht 'motivi'”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Image
Kimete Berisha

Ky është postimi i plotë:

Sa analiza, sa psikanaliza, sa detektivi, sa eksperti i krimit, sa idioti na ka shurdhuar sot gjithë ditën pa pushuar për vrasjen e sotit, për motivet e vrasjes dhe për pasojat dhe sherrin që do t'ia shohin shqiptarët kësaj vrasje.

S'mbet kush që nuk e mori përsipër të jap versionin e tij për rastin, por të gjithëve ua ka shkuar Klan Kosova, që është kujdesur të fusë panikë të madhe te shqiptarët, duke dhënë përshtypjen e luftës.

Batoni bile, veshur zi fund e krye, pa menduar dy herë e karakterizoi këtë vrasje, si vrasje politike, ndërsa e lavdëroi viktimën (të cilën e njihte që 20-të vite) dhe tha se viktima ishte kundër ndarjes së Kosovës, që demek është vrarë nga ata që kanë qenë pro ndarjes. Kaq i thjesht 'motivi'.

Një tjetër gazetar i njohur shqiptar e quajti të vrarin politikan të moderuar (u bazua në mediat e huaja, të cilat e kanë luksin ta quajnë të tillë për dallim prej shqiptarëve), anipse i vrari ishte themelues dhe shef i 'Rojave të Urës'. Ishte i gjykuar dhe i dyshuar për vrasjen e civilëve shqiptarë.

Askush nuk e quajti i gjykuari dhe i dyshuari për vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarë...

E një kokë tjetër 'gjeniale' i vuri kapak krejt këtij muhabeti kur tha se 'Viktima i ka kuptuar gabimet e tij kundër shqiptarëve dhe është penduar'. Pra sipas tij, ai ishte një ish-kriminel i penduar, anipse askush nuk e ka parë me sy e as nuk e ka lexuar pendimin dhe kërkim faljen e tij.

Nuk mund të jetë njeriu ish-kriminel ose ish-vrasës. Një herë vrasës-përgjithmonë vrasës.

Pse zyrtarëve të lartë shtetëror dhe gazetarëve shqiptarë nuk u mjaftoi thjesht me dy fjalë ta dënojnë aktin e vrasjes dhe të kërkojnë drejtësi! 
Kur bëhet fjalë për një njeri i cili do të rigjykohej për krime kundër popullatës civile shqiptare.

Anipse, veriu i Kosovës është jashtë kontrollit të Republikës, megjithatë sot për herë të parë i erdhi veriut pak era shtet i Kosovës. Obduksionin e viktimës e bëri Instituti mjeko-ligjor i Kosovës, kryeprokurori shqiptar kreu punën e tij në vendin e ngjarjes, ndërsa policia e Kosovës po vazhdon punën e saj për zbardhjen e rastit. 
Serbia zyrtare po kërkon nga autoritetet e Kosovës që ta ndriçojnë rastin.

Kryeministri i Kosovës u tregua i hapur, e ftoi edhe FBI-në ta hetojë rastin, ndërsa edhe lejimi i përfshirjes së hetuesve serbë për ndriçimin e vrasjes asgjë nuk i prishë punë Kosovës. Veç le të zbulohet.

P.S. Sot në mesditë shkova në 'mëhallën e boshnjakëve' në pjesën veriore për të blerë diçka dhe për të parë atmosferën. Në fillim
të mëhallës si gjithmonë valonin flamujt kuq e zi me shqiponjë, lëviznin vetëm shqiptarët dhe policët, dyqanet ishin të hapura, ndërsa shitëset e reja e shprehnin frikën e tyre të madhe derisa punonin nën ethe. 
Më thanë: kur serbët nuk lëvizin-nuk është puna mirë. 
Por, megjithatë, serbët lëviznin dhe i pashë duke blerë xhingla-mingla në ETC-në e pjesës jugore.

Ata që e kanë përjetuar luftën, dhe i kanë mbijetuar asaj, si ne, ata nuk është mirë m'i tutë për së dyti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat