Drecun: Vizita e Vuçiqit në Kosovë e rrezikshme, por e nevojshme

Aktuale

Drecun: Vizita e Vuçiqit në Kosovë e rrezikshme, por e nevojshme

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:33
Milovan Drecun

Shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka konsideruar si të rrezikshme vizitën që presidenti Vuçiq do të ia bëj Kosovës pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shkruan media serbe.

Megjithatë sipas Drecun, kjo vizitë është e nevojshme, pasi duhet shtensjonim i situatës.

“Presidenti do të jetë me popullin serb, do të tregojë se shteti i Serbisë qëndron prapa popullit serb në Kosovë, dhe  t’i garantojë atyre sigurinë që Serbia mund të ofrojë, për të qetësuar tensionet që janë rritur” ka thënë  Drecun për RTS.

Sipas tij  qëndrimi i presidentit serb në Kosovës do të thyejë situatën dhe do të parandalojë tensione të mëtejshme. Vuçiq ka paralajmëruar se në fundjavë do të vizitojë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat