“Surroi, që ec mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë, Surroi që nuk dëgjon vajtimet e nënave shqiptare...”

Aktuale

“Surroi, që ec mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë, Surroi që nuk dëgjon vajtimet e nënave shqiptare...”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:22
Veton Surroi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, ka reaguar ashpër ndaj publicistit Veton Surroi, ku ky i fundit kishte kërkuar që në varrimin e kriminelit që u vra dje, Oliver Ivanoviç, të marrin pjesë deputetë shqiptarë nga Kuvendi i Kosovës.

Islami e quan Surroin njeri që ec mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë, e që nuk dëgjon vajtimet e nënave shqiptare për të vrarët dhe dëshmit e tyre.

Postimi i plotë i Gazmend Islami:

Image
Gazmend Islami

Surroi, që ec mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë, Surroi që nuk dëgjon vajtimet e nënave shqiptare për të vrarët, Surroi që nuk ka dëgjuar nënat shqiptare tek dëshmojnë sesi krimineli Ivanoviq i torturonte i nxirrte nga banesa dhe i ekzekutonin shqiptarët. Bandat që vriten mes veti, le të thejnë qafën.

Lexoni kërkesën abstrakte, jo njerëzore dhe të rrezikshme të Surroit.

Surroi përmes një postimi në Facebook, konsideron se “Do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur lajmërimi i Kuvendit të Kosovës për delegacionin parlamentar , të përbërë nga pushteti e opozita, që do të marrë pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Surroi.
“Në momente të këtilla, gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar i bën nder institucionit dhe vendit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat