Berisha “shpërthen” ndaj Surroit për varrimin e Ivanoviqit: Serbofil, merre nanën e shkoni bashkë!

Aktuale

Berisha “shpërthen” ndaj Surroit për varrimin e Ivanoviqit: Serbofil, merre nanën e shkoni bashkë!

Nga: A.Zh Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:48
Kimete Berisha

Publicistja dhe opinionistja Kimete Berisha i ka reaguar ashpër publicistit Veton Surroi, i cili sot ka kërkuar që në varrimin e liderit të Iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, që u vra dje të marrin pjesë deputetë shqiptarë nga Kuvendi i Kosovës.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Surroin, duke e quajtur edhe serbofil, e duke thënë se është abnormale dashuria ndaj serbit, edhe kur është i keq, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Kuvendi i Kosovës nuk guxon t'i nderojë as shqiptarët e as serbët e dyshuar për krime, pasi nderimi më i madh që mund t'i bëhet Ivanoviqit nga shqiptarët është të zbulohet vrasësi dhe të përgjigjet para drejtësisë.

Ajo ka thënë se Surroi mund të shkojë privatisht në varrim, por nuk mund t’ua kërkojë të njëjtën gjë edhe të tjerëve.

“Privatisht le të shkon kush ku të dojë. Merre nanën e shkoni bashkë, askush nuk ju ndalon. Ti e di se askush kurrë nuk ta ka 'ndaluar' ti duash serbët më shumë se shqiptarët. Punë për ty kë e do më shumë. Është e drejta jote. Ama mos kërko nga ne ta urrejmë veten me mend në krye”, ka shkruar Kimete Berisha.

Më poshtë reagimi i saj i plotë:

Albanian Psycho!

A po thua ti të marrim pjesë në varrim edhe ne 'banda' e 10 mijë shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga banesat tona në veri?!

A po thu Veton Surroi, ti marrim
me vete edhe familjarët e viktimave të 3 dhe 4 shkurtit 2000!

Çka do të thotë truri qysh i funksionon një psikopati!

Askush s'ka pse i gëzohet vdekjes së askujt, sepse të githë vdesin, vdekja vlen për të gjithë, ama të kërkosh nga deputetët shqiptarë ta nderojnë në emër të popullit të Kosovës njeriun e dyshuar, të gjykuar dhe të dënuar për krime ndaj civilëve shqiptarë (plus që pritej të shkonte në rigjykim), është diçka përtej çmendurisë! Diçka që s'ta kap truri.

Është absurditeti i shekullit. Kaq larg sa shkon ky albanian psycho, nuk shkojnë as vet serbët.

Të jesh serbofil, të adhurosh kulturën dhe traditat serbe përtej normales, mbase është normale, ama, ta duash serbin edhe kur është i keq dhe kur serbi e ka gabim, është abnormale, s'ka këtu fjalë.

A thotë Zoti ta nderosh njeriun që ta ka shkatërruar jetën! 
A thotë Zoti të bëhesh vullnetarisht mazohist!

Kuvendi i Kosovës nuk guxon t'i nderojë as shqiptarët e as serbët e dyshuar për krime.

Nderimi më i madh që mund t'i bëhet është të zbulohet vrasësi dhe të përgjigjet para drejtësisë.

Privatisht le të shkon kush ku të dojë. Merre nanën e shkoni bashkë, askush nuk ju ndalon. Ti e di se askush kurrë nuk ta ka 'ndaluar' ti duash serbët më shumë se shqiptarët.

Punë për ty kë e do më shumë. Është e drejta jote.

Ama mos kërko nga ne ta urrejmë veten me mend në krye.

P.S. E rritur në veriun e thellë, mbaj mend dy gjëra nga i vrari. 

Pas luftës, nuk na la ta kalojmë urën e Ibrit dhe na tha neve shqiptarëve që kujtonim se menjëherë pas luftës, më 1999, mund të ktheheshim në shtëpitë tona: 'Grdno ste se prevarili', demek NATO tha nuk ka bombarduar për lirinë tuaj...Nuk na lejoi ta kalojmë urën, ishte më i zëshmi, më i vrazhdti dhe më arroganti, ishte udhëheqësi i bandave të tij të armatosura./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat