Albin Kurti flet si kurrë më parë për të dorëhequrit e VV-së, i befason të gjithë

Aktuale

Albin Kurti flet si kurrë më parë për të dorëhequrit e VV-së, i befason të gjithë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:59
Albin Kurti

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka patur sot një takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog.Kurti ka mbajtur një fjalim para strukturave ku ka folur për ish kryetarin e Lëvizjes, Visar Ymerin dhe dorëheqjet e fundit në Lëvizje.Ai ka thënë se nuk do të ketë asnjëherë si të dorëhequrit e VV-së.

“Kohëve të fundit ka patur dorëheqje të njëpasnjëshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Të gjithë këto dorëheqje kanë qenë dorëheqje nga struktura, por nuk janë nga anëtarësia. Të dorëhequrit kanë të njëjtin program dhe të njëjtin koncept dhe dorën në zemër nuk ka as se si të ketë” ka thënë Albin Kurti.

Deri më tash janë mbi dhjetë dorëheqje në këtë parti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëherit është edhe kandidati i vetëm në garën për të marr kreun e partisë, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje ka demokraci, pasi që idetë të cilat jepen diskutohen dhe më pas merret vendim për to.

Në diskutim e sipër, Kurti ka rikujtuar se ai vetë nuk është as pronar i partisë e as baba.

“Unë zotohem para jush që kurrë nuk do ta kem fjalën e fundit. Sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk është monarki e mbretni. As nuk jam pronar i Vetëvendosjes , e as babë i familjes. Absolutisht jo. Mua mund të më vijë ideja dhe e propozojë, por pa diskutim nuk ka vendim. Atij që i bjer në mend një gjë mund ta ketë fjalën e parë, por s’mund ta thotë dhe fjalën e fundit. Kjo është demokracia në Vetëvendosje”, ka thënë Kurti gjatë një tubimi në qytetin e Istogut.

Lëvizja Vetëvendosje për një periudhë disa mujore po përballet më përplasje të ndryshme, të cilat janë shoqëruar edhe me dorëheqje të disa figurave të rëndësishme të partisë, duke përmendur këtu Dardan Molliqajn, Aida Dërgutin, Shqipe Pantinën, Qëndron Kastratin, Visar Ymerin dhe Dardan Sejdiun.

“S’ka babë, ka ide” ka qenë një nga parullat e cila ishte parë e shkruar në muret pranë zyreve të Lëvizjes Vetëvendosje, menjëherë pas përplasjeve të ndodhura brenda partisë, të cilat nisen me publikimin e disa bisedave të brendshme partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat