Kjo është letra që e la Smajl Hajdaraj një muaj para se të ekzekutohej

Aktuale

Kjo është letra që e la Smajl Hajdaraj një muaj para se të ekzekutohej

Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:43
Smajl Hajdaraj u vra në një atentat më 17 janar 2002. Ai ishte ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputet i LDK-së.

16 vite më parë, në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë ishte vrarë në një pritë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj. Sot, 16 vite pas askush nuk është shpallur fajtorë dhe familja ende vazhdon të kërkojë drejtësi. Media ju sjell letrën e fundit që kishte lënë Smajl Hajdaraj, një muaj para ekzekutimit ku flet për luftën e UÇK-së, çlirimin e Kosovës dhe grupin që pengonte organizimin ushtarak të asaj kohe.

Familja e konsideron si testamentin e fundit që ruajnë nga familjari i tyre, mirëpo a është ky paralajmërimi i Smajl Hajdarajt para se të ekzekutohej?

Në një dorëshkrim, deputeti kishte lënë një porosi për siç shkruan në letër hierarkinë e  UÇK-së, që tashmë janë në krye të shtetit.

Sipas Hajdarajt qysh atëherë lufta e mirëfilltë është penguar nga një grup i caktuar. Këta udhëheqës UÇK-në e kishin përdorur për të familjarizuar persona të caktuar si dhe për interesa personale.

“Vlen te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtë institucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë, ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karrieriste dhe thjeshtë personale”, shkruan porosia e fundit që i la Kosovës ish- komandanti i zonës së Rugovës.

Djali i tij, Shpëtim Hajdaraj  tha se ata ruan këtë letër si testament të fundit nga prindi.

Letra që flet me anë të kronologjisë shpjegon ndodhi të luftës sipas Shpëtimit po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe kuptimplotë.

Njëri, nga disa zyrtarë të lartë të LDK-së të vrarë pas luftës shprehet i emocionuar për lirinë e fituar dhe apelon për angazhim drejt pavarësisë.

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat