“Deklaratat e Surroit janë më tepër marketing se sa bindje”

Aktuale

“Deklaratat e Surroit janë më tepër marketing se sa bindje”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 janar 2018 Në ora: 16:53
Veton Surroi

Ish-kryetari i ORA-s, Veton Surroi, tha se në varrimin e Oliver Ivanoviqit pjesëmarrës do të duhej të ishte një delegacion parlamentar pozitë e opozitë nga Kosova.

“Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, ‘Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar’, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit”, ka shkruar Surroi.

Analisti Faton Mehmeti, thotë se këto deklarata të Surroit janë më tepër marketing se sa bindje dhe se çfarëdo pjesëmarrje e institucioneve tona të vendit, do të shkaktonte vetëm trazira.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk pajtohem me deklaratën e Surroit,e cila me tepër është marketing se sa bindje. Nuk pajtohem ngase delegacioni i Kosovës nuk mund te marr pjese ne varrimin e Ivanovicit ne Beograd, për shume arsyeje te cilat besoj se edhe Surroi i di. Edhe nëse delegacioni i Kosovës do te pranohej ne varrim, nuk ka arsye pasi Ivanovic asnjëherë nuk e njohu Kosovën shtet. Gjithmonë bënte thirrje për mos njohje te pavarësisë dhe kjo dëshmon se s’ka bashkëpunuar me institucionet e te cilat Surroi fton te merrnin pjese. Çfarëdo pjesëmarrje e institucioneve tona do shkaktonte vetëm trazira, pa harruar se as qe pranohen. Andaj deklarata e Surroit është marketing prej figure moderne, dhe asgjë me shume”, potencoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat