Nipi i Ivanoviq: Nuk na intereson vrasësi, por kush e ka porositur vrasjen

Aktuale

Nipi i Ivanoviq: Nuk na intereson vrasësi, por kush e ka porositur vrasjen

Më: 17 janar 2018 Në ora: 18:00
Oliver Ivanoviq

Për vdekjen e Oliver Ivanoviq, ka reaguar edhe nipi i tij i cili ka kërkuar hetime për rastin në fjalë.

Aleksandar Ivanoviq, ka thënë për një media serbe se nuk iu intereson kush e kreu vrasjen, por kush e ka porositur atë.

“Kjo është një tragjedi, tragjedi e tmerrshme për të gjithë ne. Të gjithë kemi qenë shumë të lidhur”, ka thënë djali Miroslav Ivanoviq, Aleksandar Ivanoviq – nip i Oliverit.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 08:10, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, Iniciativës Qytetare SDP.

Dorasit ende nuk janë kapur nga policia, por është identifikuar vetura nga e cila janë shkrepur plumbat. Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në stomak, por sipas autopsisë së bërë dje, njëri nga ta ishte fatal për viktimën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat