Lajmi i fundit për shëndetin e Mustafës, Rugova tregon se sa do të qëndrojë në Gjermani

Aktuale

Lajmi i fundit për shëndetin e Mustafës, Rugova tregon se sa do të qëndrojë në Gjermani

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 janar 2018 Në ora: 18:35
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditëve të fundit është përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është dërguar në Gjermani për  të kryer disa ekzaminime dhe trajtime të nevojshme të cilat nuk mund të kryhen në Kosovë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova njëherit edhe kryetar i Istogut, për “Bota sot” ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës tani është stabile.

Image
Haki Rugova

“Kryetari Isa Mustafa tashme ka arritur në Gjermani dhe është mirë. Pra gjendja e tij shëndetësore është stabile”, tha kryetari i Istogut për “Bota sot”.

Ai tregoi se për shkak të ekzaminimeve dhe trajtimeve shëndetësore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të qëndrojë dy deri në tre javë në Gjermani.

“Për shkak të ekzaminimeve dhe trajtimeve shëndetësore besoj se Mustafa do të qëndrojë dy deri në tre javë dhe pastaj do ta kemi këtu. Po e përsërisë gjendja e tij është stabile, për këtë ju garantojë”, përfundoi Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat