Thaçi: Jonuz Musliu dha kontribut në avancimin e të drejtave të shqiptarëve

Aktuale

Thaçi: Jonuz Musliu dha kontribut në avancimin e të drejtave të shqiptarëve

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:07
Jonuz Musliu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Jonuzi, për vdekjen veprimtarit, Jonuz Musliu, duke thënë se ai dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu”, ka shkruar Thaçi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat