Haradinaj: Vetëm Kosova ka të drejtë të autorizojë palën serbe të përfshihet në hetime

Aktuale

Haradinaj: Vetëm Kosova ka të drejtë të autorizojë palën serbe të përfshihet në hetime

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:45
Ramush Haradinaj

Autoritetet e Serbisë kanë kërkuar nga EULEX-i dhe UNMIK-u që të marrin pjesë në hetimet për vrasjen e liderit të serbëve Oliver Ivanoviq.

Kërkesa për përfshirje në hetime ka ardhur dy herë në adresë të UNMIK-ut dhe EULEX-it me anë së cilës siç thuhet “kërkohet që të hetohet vrasja e Ivanoviqit” dhe se sipas drejtorit të Policisë së shtetit Vlladimir Rebiq po presin një përgjigje  për konfirmim.

 Por janë autoritetet e Kosovës ato që vendosin nëse pala serbe do të marr pjesë në hetime.

 “Misioni i EULEX nuk merr vendime të kësaj natyre. Autoritetet vendore vendosin se a do të përfshihet apo jo Serbia zyrtare në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media  të EULEX-it për KosovaPress .

 Edhe kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se as UNMIK-u e as EULEX-i, institucione  këto ku është bërë kërkesa nuk kanë kompetenca për t’i dhënë dikujt autorizim për të marr pjesë në hetime.

Juridiksionin për hetime në Kosovë e ka Kosova, ndërsa kërkesa sipas tij nuk ka shkuar te institucionet përkatëse qeveritare.

Haradinaj tha se autoritetet serbe nga institucionet e Kosovës kanë kërkuar vetëm shkëmbim informatash.

Haradinaj: Serbia nuk dërguar kërkesë te pala kosovare për involvim në hetimet për Ivanoviqin

"Të vetmit që kanë kompetenca për të dhënë një autorizim të tillë janë institucionet e Kosovës . Ndërsa te ne te Kosova , nuk është dorëzuar një kërkesë e tillë është kërkuar një shkëmbim informatash për të cilin edhe Kosova ka interes edhe jemi për . Për shkak se supozohet se ky rast ndërlidhet edhe me njerëz ose me pare ose me akterë që nuk janë vetëm në Kosovë. Shkëmbim i informatave nga Kosova në procedurave standard që ekzistojnë çdo Miinistri të Drejtësisë me organin që është për marrëdhënie me palë të jashtme. Pra Kosova nuk ka marrë kërkesë për involvim në hetime në Kosovë. Dhe vetëm Kosova ka të drejtë me dhënë këtë autorizim, nuk e jap tjetër kush”, tha Haradinaj.

Gajtë ditës së djeshme por edhe sot institucionet e sigurisë së Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia dhe Ministria e Drejtësisë kanë kërkuar që të jenë të përfshirë në hetime për të zbuluar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat