Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Jonuz Musliut dhe mbarë popullit shqiptar.
“Vdekja e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliut, është një humbje e madhe për Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe mbarë popullit shqiptar. Ai dha një kontribut të madh për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve të asaj ane”, thuhet në telegramit e ngushëllimit.