Kusari-Lila:Pamundësia e Thaçit dhe të tjerëve për ndikim te Specialja i shtynë ata të jenë kundër saj

Aktuale

Kusari-Lila:Pamundësia e Thaçit dhe të tjerëve për ndikim te Specialja i shtynë ata të jenë kundër saj

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:46
Mimoza Kusari Lila

Pamundësia që të ketë ndikim mbi Gjykatën Speciale po bën që presidenti Hashim Thaçi tash të ndryshojë qëndrimin ndaj saj dhe të iniciojë shfuqizimin.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Rubikon, ka thënë se edhe në gjyqësorin vendor po edhe në atë të Eulex-it ndikimi i dy krerëve, Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është i qartë.

Sipas saj, deri tash, Specialja është i vetmi institucion në Kosovë i cili ka pas kredibilitet dhe nuk ka pas rrjedhje të informatës.

“Është i vetmi institucion ku gënjeshtra nuk ka pas kredibilitet se deri më tash në secilin proces kemi pas fjalë, thashetheme që pastaj janë verifiku... Mendoj që drejtpërdrejt apo indirekt po tregon që bashkë me strukturën e vetë politike dhe grupet e tjera të interesit që sot janë në Kosovë përfshirë edhe qeverinë edhe kryeministrin Haradinaj kanë arritur të shtrojnë ndikimin e vetë në gjykatat vendore, në gjykatën Themelore, në gjykatën Supreme”, ka thënë ajo.

“I vetmi dallim është që ndoshta këtu mund të kenë pas ndonjë informatë çfarëdo për emër por pa asnjë ndikim. Derisa kemi informacione, incizime, verifikime se si emërohen prokurorët, disa prej tyre”, ka thënë ajo.

“Tash së fundmi e kemi pas rastin kur një udhëheqës i lartë i Policisë së Kosovës përfshihet në një rrahje pa marrë parasysh motiveve”, ka thënë Kusari Lila.

E gjithë kjo po bëhet për mbrojtjen e interesave personale dhe në këtë nuk ka aspak dyshim sipas Kusari-Lilës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat