Shtyhet Seanca ndaj Sami Lushtakut për Arratisjen nga QKUK-ja

Aktuale

Shtyhet Seanca ndaj Sami Lushtakut për Arratisjen nga QKUK-ja

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:50
Gjykimi i Sami Lushtakut për ikjen nga QKUK-ja

(E plotësuar)-Seanca ku do të kundërshtohej aktakuza në rastin e ikjes nga QKUK-ja është shtyrë ngase një avokat nuk i kishte shkresat e lëndës.

Në seancën e gjykimit të Sami Lushtakut dhe 23 personave tjerë për arratisjen nga QKUK-ja, avokati Ragip Zeneli u ankua se nuk i ka shkresat e lëndës. 

Kjo ishte arsyeja pse u shty kjo seancë.

Para shtyrjes së seancës, avokati Arben Qerkini kërkoi të përjashtohet si provë një dokumentacion nga Serbia, pasi tha se ai është siguruar nga një shet tjetër  duke mos u zbatuar dispozitat e Ligjit për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Qerkini nuk tregoi për çfarë prove bëhet fjalë, por prokurori Romulo Mateus tha se avokatët në këtë fazë të gjykimit kanë të drejtë vetëm ta kërkojnë vetëm hedhjen poshtë të aktakuzës.

Mateus megjithatë ia la në duar gjykatës nëse dëshiron që avokatit t’i japë afat shtese për paraqitjen e kësaj kërkese.

Në seancën e sotme mungoi Myrvete Lushtaku, gruaja e sami Lushtakut që gjithashtu është e akuzuar me arsyetimin se e ka të sëmurë një anëtar të ngushtë të familjes.

Seanca e radhës u caktua më 2 shkurt.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan pretendimet për mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali drejt një banese.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të Shërbimit Korrektues.

Pjesë e aktakuzës është edhe i biri i Lushtakut, Mërgimi, roli i të cilit përshkruhet në këtë akt të Prokurorisë.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në Burgun e Mitrovicës.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Aktakuza për arratisjen nga QKUK-ja u ngrit vitin e kaluar.

Sami Lushtaku në Gjykatë për arratisjen nga QKUK-ja

(E plotësuar) - Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku sot paraqitet para Gjykatës lidhur me arratisjen nga QKUK-ja në vitin 2014, në kohën sa ishte në paraburgim në rastin “Drenica”.

Në këtë rast, të akuzuar pos Lushtakut janë edhe djali i tij Mërgimi që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në seancën paraprake, Lushtaku dhe të tjerët u deklaruan se janë të pafajshëm.

Në këtë rast janë të përfshirë edhe disa mjekë të QKUK-së të cilët dyshohen se kishin dhënë diagnoza false për Lushtakun gjatë kohës së qëndrimit të tij në QKUK.

Fillon seanca gjyqësore ndaj Lushtakut për ikje nga QKUK-ja

Ka filluar seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, për ikjen e nga hapësirat e QKUK-së.

Në seancën e kaluar, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, derisa një numër seancash kishin dështuar në mungesë të prezencës së disa prej të akuzuarve.

Në këtë proces janë gjithsej të akuzuar 24 persona, përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pjesëtare të shërbimit korrektues e mjekë.

Sot Sami Lushtaku në gjykatë për ikjen nga QKUK-ja

Sami Lushtaku sot përsëri do të dalë para gjyqit për arratisjen nga QKUK-ja.

Edhe sot është paraparë të zhvillohet seanca e gjykimit kundër të akuzuarve në lidhje me ikjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja.

Në këtë proces gjyqësor përveç ish-kryetarit të Skenderajt, janë të akuzuar edhe djali i tij Mërgimi, deputet i Kuvendit të Kosovës, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë e gardianë.

Sot në gjykimin e Sami Lushtakut dhe 23 personave tjerë do të zhvillohet seanca e dytë e këtij gjykimi, ku kundërshtohet aktakuza.

Në seancën e kaluar, Lushtaku dhe të tjerët u deklaruan të pafajshëm.

Seanca fillestare e këtij gjykimi dështoi të zhvillohet disa herë.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan pretendimet për mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali drejt një banese.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të Shërbimit Korrektues.

Pjesë e aktakuzës është edhe i biri i Lushtakut, Mërgimi, roli i të cilit përshkruhet në këtë akt të Prokurorisë.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në Burgun e Mitrovicës.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Aktakuza për arratisjen nga QKUK-ja u ngrit vitin e kaluar.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Supreme e ka liruar Lushtakun nga akuza për krime të luftës në bazë të së cilës ai ishte dënuar me 12 vjet burg në vitin 2015, dënim të cilin Gjykata e Apelit e kishte zvogëluar në 7 vjet burg./Kallxo.com/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat