Veteranët e UÇK-së: Ambasadorë mos bëni presion në deputetët

Aktuale

Veteranët e UÇK-së: Ambasadorë mos bëni presion në deputetët

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të deklarate për media përsërit edhe njëherë kundërshtimin për Gjykatën Speciale ndërsa kanë një lutje për ambasadorët e shteteve të Quintit.

“I lusim ambasadorët e shteteve mike të KUINT-it, që të mos bëjnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë sovrani i votës së popullit”, thuhet në një deklaratë për media të OVL të UÇK-së.

 “Ne si OVL UÇK, ishim dje dhe jemi edhe sot për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse konsiderojmë se kjo gjykatë është e njëanshme, prandaj përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije opinionit publik se ne si veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër drejtësisë dhe organeve të saj, por kemi qenë dhe jemi kundër padrejtësive që po na shkaktohen si popull viktimë e luftës së fundit në Kosovë, sepse siç e dini, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësi që të krijohet Gjykatë vendore, e cila do të merrej me gjykimin e të gjitha krimeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë”.

 OVL e UÇK-së kërkon nga  Kryesia e Kuvendit dhe kryetari i saj, që ta procedojnë iniciativën për shfuqizimin e gjykatës special, si obligim kushtetues që e kanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat