Hoxhaj dhe ambasadori i Maqedonisë diskutojnë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive

Aktuale

Hoxhaj dhe ambasadori i Maqedonisë diskutojnë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:24
Hoxhaj dhe Strashevski

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski.

Në këtë takim sipas Hoxhajt është diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

“Pata kënaqësinë ta pres sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski për të diskutuar për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Maqedonisë, koordinimin e të cilës ma ka besuar kryeministri Haradinaj”.

“Vullnet dhe interesim i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit, marrëdhënieve të mira dhe për lidhjen e shumë marrëveshjeve të cilat do t’i afrojnë popujt tanë edhe më tutje”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat