Morina: Gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante

Aktuale

Morina: Gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:23
Ilir Morina

Gjendja e mjedisit në Kosovë është shumë alarmante. Kështu tha kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina gjatë raportimit vjetor në Komisionin për Bujqësi, Pylltari Zhvillim Rajonal dhe Planifikim Hapësinor.

Morina tha se qytetarët e Kosovës janë duke jetuar në një ajër të ndotur dhe të kontaminuar.

Morina ka treguar se shumica e njerëzve jetojnë afër deponive të cilat janë tepër të rrezikshme.

“Sa i përket cilësisë së ajrit konstatohet se tejkalimet më të shpeshta të vlerave limite janë regjistruar për Grimcat e PM10 dhe PM25 (në Prishtinë, Obiliq dhe Drenas), ndërsa që ka pasur raste të tejkalimeve edhe për vlerat limite të Ozonit. Edhe gjatë vitit 2017 paraqiten ndotje të përafërta sikurse në periudhat e njëjta të viteve paraprake, sepse burimet janë të njëjta”, ka thënë Morina.

Ndërsa sa i përket ujërave të zeza ai tha se shqetësues është rritja e trendit të shfrytëzimit të pakontrolluar të inerteve nga shtretërit e lumenjve dhe shkatërrimi i tyre.

Morina po ashtu raportoi edhe për ndotjen e mjedisit, e cila sipas tij shkakton një seri sëmundjesh tek njerëzit.

“Sëmundjet e shkaktuara janë: alergjitë e ndryshme, sëmundjet e lëkurës, diarre, sëmundjet respiratorë dhe sëmundje tjera”, tha ndër të tjera ai.

E sa i përket raportit të vitit 2017, ai tha është kryer vetëm pritet që Qeveria apo Ministria ta dërgoj në Kuvend.

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit tregoi po ashtu edhe për laurën e vendosur në Brezovicë.

“Kemi vendos çmime të ndryshme  për njerëzit të cilët duan të shkojnë në Brezovicë. Fëmijët deri në moshën 10 vjeç nuk kanë nevojë të paguajnë, nga mosha 10 deri në 18 vjeç çmimi është 0.50 euro, nga mosha 18 vjeç e lartë është një euro për person”, tha tutje Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat