Jashari: Ata që ngritën dorën për Gjykatën Speciale, bënë gabim fatal

Aktuale

Jashari: Ata që ngritën dorën për Gjykatën Speciale, bënë gabim fatal

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:09
Xhavit Jashari

Përfaqësuesi i shoqatave të familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka folur rreth çështjes së shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Jashari ka thënë se kjo gjykatë është e dëmshme, dhe se pas iniciativës së tyre për shfuqizim nuk qëndron askush.

“Ne kemi protestuar edhe në kohën kur është kërkuar miratimi i kësaj gjykate në vitin 2015. Askush nuk qëndron prapa nismës tonë për shfuqizim dhe ju e dini në vazhdimësi që kemi qenë kundër padrejtësie”, ka thënë Jashari.

Jashari ka theksuar se është e panevojshme krijimi i një gjykate të tillë ku sipas tij lufta e pastër e UÇK është dëshmuar edhe në instancat më të larta të drejtësisë siç është gjykata e Hagës.

“Krijimi i kësaj gjykate është puro politike, është fyerje dhe shkelje e rëndë për luftën e UÇK-së. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mund ta bëjë një gjykatë të tillë, pasi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet “, u shpreh Jashari.

Gjatë bisedës së tij ai theksoi se kërkesa e tyre ka qenë që të krijohet një gjykatë vendore e cila do të hetojë të gjitha rastet pa dallim.

“Duhet të mbahet mbledhja e kryesisë, të caktohet seanca dhe atëherë deputetët të thonë fjalën e tyre”, u shpreh Jashari.

Jashari shtoi se ata të cilët në vitin 2015 ngritën dorën për ta votuar krijimin e kësaj gjykate, bënë gabim fatal.

“Të gjithë ta që ngritën dorën për ta krijuar një gjykatë të tillë bënë gabim fatal. Kjo gjykatë është e njëanshme dhe e njollos luftën e UÇK-së. Ne ju kemi bërë thirrje edhe kemi biseduar me deputetë, po ju bëjë thirrje edhe tash të gjithë deputetëve që gjykata speciale është e dëmshme dhe duhet të ndodhë shfuqizimi i saj”, tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat