Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se ministri nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, duke publikuar kontratën komerciale për Termocentralin Kosova e Re, vendosi një standard të ri në qeverisje.
Pacolli në postimin në Facebook, ka thënë se shpreson se të gjithë ta ndjekin këtë hap pasi që garanton përgjegjësi para qytetarit”
“Sot ministri nga radhët e AKR, Valdrin Lluka, dëshmoi atë çfarë kam promovuar tërë kohën: qeverisje transparente. Duke publikuar kontratën komerciale për Termocentralin Kosova e Re, ai vendosi një standard të ri në qeverisje. Shpresoj që të gjithë ta ndjekin këtë hap pasi që garanton përgjegjësi para qytetarit”, ka shkruar Pacolli në Facebook./BS