Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Vjenës dhe Lidos

Aktuale

Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Vjenës dhe Lidos

Më: 19 janar 2018 Në ora: 21:11
?Pacolli në Vjenë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një grup të studentëve nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti Lido në Venedik, të cilët studiojnë të drejtat e njeriut dhe demokratizimin, si dhe koordinatoret e këtyre grupeve, Marijana Grandits dhe Teuta Durmishi.

Siç njofton Zyra e Pacollit, me këtë rast, duke u uruar mirëseardhje, ministri Pacolli i informoi ata lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Rëndësi të veçantë i kushtoi edhe diplomacisë kosovare që siç tha ai, çdo ditë e më shumë po avancon fal reformave dhe ndryshimeve që po ndodhin në aspektin diplomatik.

“Kosova tanimë është në prag të 10vjetorit të pavarësisë dhe ne të gjithë po punojmë që në aspektin ndërkombëtar të kemi qasje më të lehtë dhe njëkohësisht, të rrisim numrin e njohjeve duke punuar gjithashtu intensivisht edhe në hapjen e ambasadave të reja në vendet ku kemi raporte shumë të mira miqësore, mirëpo që ende nuk kemi përfaqësim diplomatik” theksoi ndër të tjera ministri Pacolli.

Nga ana tjetër, Marijana Grandits, koordinatore akademike, foli për rëndësinë që ka kjo vizitë për studentët. “Qëllimi i vizitës është të bëhet një kontroll ndaj realitetit në Kosovë, sepse studentët mund të dëgjojnë për Kosovën dhe të marrin informacione nga rrjetet sociale, mirëpo e rëndësishme është që nga viti 2004 kanë ardhur numër i madh i studentëve që kanë marrë informacione dhe janë njohur me realitetin në Kosovë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat