Plagoset në Komoran vëllau i Rexhep Selimit

Aktuale

Plagoset në Komoran vëllau i Rexhep Selimit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 23:57
Rexhep Selimi me vellaun

(E plotësuar) Në incidentin e sotëm në Komoran të Drenasit ka mbetur i plagosur vëllai i deputetit Rexhep Selimi Islam Selimi.

Gazetarët e KALLXO.com e kanë parë Selimin tek del nga QKUK ku ai ka marrë tretmanin mjekësorë dhe më pas ka vazhduar në një makinë të policisë.

I kontaktuar nga KALLXO.com Rexhep Selimi nuk është përgjigjur në kërkesën për të komentuar. Ai në një mesazh telefonik ka thënë se ndodhet jashtë vendit ndërsa në mesazhin tjetër nuk ka kthyer përgjigje.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1964.

“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti.

***

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Komoran. I plagosuri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Burime e mediave bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Islam Selimin, vëllaun e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, Xhevat Nuha që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga Policia e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat