Anëtari i VV-së flet për dorëheqjet: Ja kush është “delja e zezë” në Lëvizje

Aktuale

Anëtari i VV-së flet për dorëheqjet: Ja kush është “delja e zezë” në Lëvizje

Nga: A.M. Më: 20 janar 2018 Në ora: 09:02
Visar Ymeri dhe Albin Kurti

Ish kandidati për deputet në Lëvizjen Vetëvendosje, Jusuf Ulaj ka reaguar pas dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, ku ka thënë se LVV mbeti pa zot shtëpie në një moment shumë të rëndësishëm për të dhe Kosovën.

Gjithashtu, ai ka shkruar në Facebook se tentimi për shkatërrimin e LVV është tentim për shkatërrimin e shpresës për të ardhmen e Kosovës.

LVV mbeti pa zot shtëpije në një moment shumë të rëndësishëm për Lëvizjen dhe Kosovën. Ikja e kryetarit ishte qyqare dhe siç shihet nga loja që luan ai dhe grupi i të dorëhequrëve ka për qëllim shfajësimin e vetvetës dhe projektimin e fajit dikund tjetër. Nuk me bindi Visari dhe asnjëri prej tyre deri sot që “delja e zezë” e LVV qenka Albini. Kam pritur më shumë seriozitet e dinjitet në të mirë të asaj për çka edhe egziston LVV.

Tentimi për shkatërrimin e LVV është tentim për shkatërrimin e shpresës për të ardhmën e Kosovës. Thellimi i ndjenjës së pashpresës në Kosovë për përfitime politike të një grupi të vogel ka një çmim dhe këtë elektorati jonë nuk e fal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat