Vuçiq kërkon që sa më shpejt të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Vuçiq kërkon që sa më shpejt të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviqit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 12:37
Pamje nga vizita

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po qëndron në Kosovë.

Ai, fillimisht ka vizituar manastirin e Banjskës, dhe ka folur para gazetarëve rreth vrasjes së liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

I pari i shtetit serb, ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet vrasja e tij, ndërsa ka ritheksuar Serbia ka kërkuar të merr pjesë në hetime.

Njerëzit tanë janë shumë të mërzitur me vrasjen e fundit kriminale të Oliver Ivanoviqit.

“Ne do të shohim se si do të kryhen hetimet. Ne do të shkëmbejmë informata, pasi që unë shoh se ata po flasin për shkëmbimin e informacionit, edhe pse kemi kërkuar të marrim pjesë në hetim, por nuk do të presim të mësojmë nga gazetarët. Do shikojmë nëse rezultatet përfundimtare të hetimit do të na dërgojnë tek kryerësit e krimeve të neveritshme në Mitrovicë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë shumë gjëra do të jenë më se të qarta për ne”, ka thënë Vuçiq.

Ai ndër të tjera, porositi serbët, të qëndrojnë në Kosovë, pasi që shteti serb do ta mbështes ekonomikisht dhe në aspekt të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat