“LDK e Vetëvendosja ta marrë fatin e Kosovës në dorë”

Aktuale

“LDK e Vetëvendosja ta marrë fatin e Kosovës në dorë”

H.Orana Nga H.Orana Më 20 janar 2018 Në ora: 15:20
Isa Mustafa/Albin Kurti

Shumë shpejtë pritet që Gjykata Speciale të filloj me akzuat e para. Këto akuza do të trondisin qytetarët e Kosovës, e sidomos ata që do të jenë pjesë e këtyre akuzave. Disa herë është thënë se me fillimin e akuzave të para, do të ketë ndryshime të mëdha në Qeveri, pasi pushtetarët do të jetën të përfshirë në këto akuza.

Kështu, publicisti Idriz Zeqiraj thotë se trinomi namkeq: Thaçi, Veseli, Haradinaj, janë pjesë e akuzës nga kjo Gjykatë dhe rënia e qeverisë do të jetë e pashmangshme.

Image
Idriz Zeqiraj

“Por, për ta përshpëjtuar procesin e rënies të qeverisë dhe për të shpëtuar, atë që mund të shpëtohet në Kosovë, opozita duhet ta bëjë detyrë që  i takon. Ajo duhet të organizohet, për t`i detyruar pushtetarët batakçinj ta dorëzojnë pushtetin, të marrur me dhunë dhe pazare të pista me Serbinë”, thekson ai.

Zeqiraj thotë poashtu se LDK-ja, si forca më serioze dhe më e besueshme në Kosovë, ka një defekt që pengon shumë.

“Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka fajësinë faktike, për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Kërkesa e tij për rrëzimin e qeverisë së PAN-it, ngjason shumë me kërkesën e Hashimit, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Prandaj, LDK-ja, për ta lehtësuar rrëzimin e kësaj qeverie mafioze, kriminale dhe kundra-kombëtare, duhet të bëjë zgjedhje të parakohëshm brenda partiake. Sepse, kryetari dhe strukturat vendimmarrëse të LDK-së, janë vetemëruar, pa kaluar nëpërmjet zgjedhjeve të lira e demokratike, siç janë tri parimet bazë: debat parazgjedhor, konkurrencë për të gjitha strukturat vendimmarrëse dhe votim të fshehtë”, thotë ai.

Sipas Zeqirajt, LDK dhe Vetëvendosja duhet ta marrin fatin e Kosovës në dorë.

“Prandaj, legjitimiteti i munguar, ka ngulfatur partinë dhe janë shumë mijëra rugovistë, që presin reformat në Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK-ja duhet të zgjohet dhe në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ta marrë fatin e Kosovës në dorë. Urojmë dhe shpresojmë për kohë dhe ditë më të mira”, thotë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat