Gecaj i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Sikur të merreshit vetëm me shtëpinë tuaj, Veriu sot nuk do të ishte strehë e krimit

Aktuale

Gecaj i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Sikur të merreshit vetëm me shtëpinë tuaj, Veriu sot nuk do të ishte strehë e krimit

Nga: H.O. Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:46
Pamje nga vizita e Vucicit në Kosovë, 20 janar 2018

Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj ka komentuar vizitën e sotme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë. Gecaj ka komentuar poashtu edhe deklaratën e Vuçiçit ku ju drejtua serbët me fjalët se ‘nuk keni shtëpi tjetër, ju lusim të rrini këtu’.

“Nuk keni shtëpi tjetër, ju lusim të rrini këtu”, u paska thënë Vuçiq kosovarëve-serbë në veri! Sikur edhe Vuçiq të rrinte e të merrej veç me shtëpinë e tij, veriu sot nuk do të ishte strehë e krimit dhe e kriminelëve”, ka shkruar Gecaj në Facebook./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat