Ish-mjeku i UÇK’së: Hashim & Co, gjithçka që keni sot vjen nga bota e krimit

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK’së: Hashim & Co, gjithçka që keni sot vjen nga bota e krimit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 22:17
Hashim Thaçi

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka reaguar pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për çka ka sharë edhe kryeministrin Ramush haradinaj që  e ka lejuar atë të vije në Kosovë.

Loshi ka hedhur akuza edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe disa politikanëve e deputetëve të tjerë, për të cilët thotë se në vend që të punonin për Kosovën, e mjelin atë për t’u bërë milionerë.

Ish-mjeku i UÇK-së ka thënë se tërë ajo pasuri e tyre u vie nga bota e krimit, nga tenderët në emër të miqve ‘kriminelë’, haraqi e zhvatja e bizneseve, e shumë mënyrave të tjera joligjore.

Loshi i quan fukarenj e fshatarë, madje u thotë që të largohen nga skena politike dhe t’ua lëshojnë vendin atyre që janë patriotë dhe të ditur.

Ai po ashtu ua përmend faktin që Vuçiq e liderët e tjerë serbë jetojnë me paga modeste dhe nuk përfitojnë luksin sikurse ata kosovarë.

‘’Presidenti Vuqiç jeton nga një rrogë modeste, nuk ka makinë personale, nuk ka para të kursyera dhe pasuria e tij në katër vitet e fundit nuk është rritur, por është zvogëluar.’’, ka shkruar Loshi.

Publicisti shqiptar Liri Loshi, gjatë luftës së fundit në Kosovë kishte shërbyer  si mjek duke ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Idi u piçku materinu Vu?i?e! ?etni?e jedan!
Shko në rrotë të samës edhe ti Ramush Haradinaj që lejon këtë qen serb ta tremb popullin tënd viktimë. Sepse, ti Ramush nuk je viktimë. Ti shfrytëzove gjakun e vëllëzërve e të shokëve tu dhe plagët tua për t’u bërë i pasur në kohë demokracie pa pasur asnjë biznes legal dhe pa asnjë ditë stazh pune. Çfarë heroi i hamamit je ti dhe krejt ata shokë tu, Hashim, Sami, Sulltan, Rexhë, Rem dhe të tjerë që në vend se te punonit për Kosovën sovrane, ju e mjelët atë si lopën për t’u bërë milionerë, ndërkohë që presidenti serb jeton vetëm nga një rrogë modeste! Hiçuni nga skena politike dhe lejoni që shtetin ta udhëheqin patriotët e vërtetë dhe të ditur. Ju jeni fshatarë fukarenj nga të gjitha pikpamjet. Ju nuk dini ta shkruani emrin e juaj pa gabime! Pasuria që ju keni krijuar nuk është e juaja, ajo i takon dhe do t’i takojë popullit të Kosovës. Popullit dhe as mua nuk na intereson se a do të denoheni ju për krime a jo, sepse edhe nëse nuk keni vrarë njerëz ju e keni plagosur Kosovën mu në kohën kur ajo duhej të ngjallej, të bëhej e të rritej. E keni plagosur aq keq sa ne nuk jemi të sigurtë se a do të shpëtojë apo do të japë shpirt. Krejt jetën e juaj mbas lufte e keni të lidhur me krimin, se ndryshe nuk keni pasur asnjë shansë të bëheni milionerë dhe t’i konkurroni Behgjet Pacollit. Nuk ka vend demokratik në botë që sheh pasurinë tuaj dhe që kërkon informacion shtesë për ta kuptuar se nga ju vjen ajo pasuri. Gjithçka është e qartë. Ju vjen nga bota e krimit, nga tenderet që i keni marrë në emër të miqve tuaj kriminelë si ju, në emër të vëllëzërve tuaj kriminelë si ju, nga haraçi dhe zhvatja që ju keni bërë bizneseve, nga uzurpimi dhe blerja me çmime qesharake të tokave dhe pronave shoqërore dhe nga një mori formash tjera që njeriut normal as nuk i shkojnë ndërmend. Populli dhe unë nuk ju njohim për kriminelë të luftës, por nëse ka dyshime populli ka për të qëndruar gjakftohtë dhe fare indiferentë derisa drejtësia të sjell vendimet e veta. Populli nuk ka më emocione pozitive për juve, por vetëm negative. Ju e keni dhier luftën e juaj me atë ditë që k?mba juaj ka shkelur në tokën e lirë të Kosovës. Ajo që na është e qartë pas lufte është se ju jeni kriminelë të paqes dhe për këtë do të përgjigjeni para gjyqeve tona atë ditë kur kungulli i parë do të dështojë të notojë mbi ujë. Dhe ajo ditë po afron. Dita e kiametit për juve nuk është larg. Shikoni udhëheqësit serbë çfarë jete modeste bëjnë. Presidenti Vuqiç jeton nga një rrogë modeste, nuk ka makinë personale, nuk ka para të kursyera dhe pasuria e tij në katër vitet e fundit nuk është rritur, por është zvogëluar. Situatë e ngjashme ishte edhe me Tadiqin, Gjingjiqin e liderë tjerë serb. Një banesë i kishte ndarë vetës ish presidenti Nikoliç dhe kjo i kushtoi me renie autoriteti dhe me shkuarje në bërllog të Serbisë. Edhe ai mendonte me logjikën tuaj, se kishte luftuar për popullin serb me gjithë djalë dhe tash i takonte çdo privilegj. Edhe çetniku tjetër Vuqiç kishte luftuar, por ai kishte ideal dhe ka ende Serbinë e madhe me Republika Srpska dhe me së paku gjysm?n e Kosovës brenda. Ideali i tij nuk ishte pasurimi ilegal, as nuk ishte pasurimi fare, sepse në vend se për një pronë e pasuri personale, ai lufton për një Serbi të fuqishme, të pasur dhe pse jo, ruse dhe evropiane në të njëjtën kohë. Me Vuqiçin në krye të Sërbisë dhe me juve në krye të Kosovës, Serbia do të bëhet edhe amerikane dhe Kosova do të mbetet një vrimë e zezë në mes të ballkanit. Prandaj ju duhet të ikni, të largoheni nga politika dhe të prisni vendimin e drejtësisë për pasuritë tuaja ilegale, apo ilegalisht të legalizuara! Ikni tash, sa më shpejt sepse unë e njoh popullin tim dhe e di se jeni bërë të padurueshëm për të dhe se nuk është e largët dita kur ai do të ngritet kundër jush dhe kundër pasurive tuaja. Ikni sot që fëmijëj e juaj të kenë mundësi reflektimi për gabimet e juaja dhe pse jo të distacohen nga ju, sepse ata nuk duhet ta meritojnë as pasurinë tuaj të ndyrë dhe as hipotekën e veprave tuaja kriminale. Ata duhet ta provojnë jetën e lirë dhe të papriveligjuar me bashkëmoshatarët e tyre e jo turpin e juaj që nuk ua kanë borxh.

(Liri Loshi)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat