LDK në Prishtinë merr një vendim, tregon edhe për gjendjen e Isa Mustafës

Aktuale

LDK në Prishtinë merr një vendim, tregon edhe për gjendjen e Isa Mustafës

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:43
Isa Mustafa

Kryesia e Degës së V-të e LDK-së, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e rregullt në Hajvali, ku analizoi zhvillimet politike në përgjithësi  dhe u dakordua  që ditëve në vijim të shtojë aktivitetin e vet nëpër nëndegë me qëllim të informimit të elektoratit me punën e LDK--së  në nivel vendi dhe në veçanti në nivel të Komunës së Prishtinës.

Kjo Kryesi, në koordinim me Kryesinë e LDK-së, deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës dhe këshilltarët e Degës së V-të në Kuvendin e Prishtinës, do të organizojnë takime pune në nivele të ndryshme me qëllim të ngritjes të shkallës së komunikimit politik dhe organizativ dhe për të shqyrtuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me zhvillimet në skenën politike dhe rrolin e LDK-së në këto zhvillime.

Poashtu, Kryesia e Degës së V-të i uron kryetarit Isa Mustafa shërim sa më të shpejt dhe dëshiron që ai shumë shpejt të kthehet për të vazhduar punën e vet profesionale dhe për t’udhëhequr LDK-në në këto ditë kur Kosovës i duhet më së shumti.

“Kryesia e Degë  së V-të e LDK-ës njofton elektoratin e vet se shëndeti i Kryetarit Mustafa është stabilizuar dhe po përmirësohet relativisht mirë, prandaj ai së shpejti do të kthehet në Prishtinë për t’vazhduar punën”, thuhet në njoftim./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat