Gecaj publikon deklaratën e ish kryeministrit britanik për Presidentin Rugova

Aktuale

Gecaj publikon deklaratën e ish kryeministrit britanik për Presidentin Rugova

Nga: A.M. Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:26
Ish kryeministri britanik Tony Blair dhe Presidenti historik Ibrahim Rugova

Në 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova, Bajram Gecaj ka publikuar një deklaratë të ish kryeministrit britanik Tony Blair i cili kishte folur në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Ibrahim Rugovës, mikut të vendeve të fuqishme e demokratike!

Tony Blair në Kuvendin e Kosovës: "E kujtoj sot takimin me Rugovën në Doëning Street. Me vete kishte një gur të çmuar që ma dhuroi dhe të njëjtin e mbaj edhe sot. Më foli shumë për Kosovën, nuk bërtiste ishte shumë i urtë dhe më foli me sinqeritetin më të madh. Më luti dhe më tha: 'Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë në Kosovë'. Unë i premtova se do ta ndihmoj"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat