Voton Albin Kurti, i fton të dorëhequrit që ta votojnë

Aktuale

Voton Albin Kurti, i fton të dorëhequrit që ta votojnë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:43
Albin Kurti

Kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Ndonëse Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ai i ka cilësuar zgjedhjet brenda partisë si demokratike, duke i ftuar të gjithë që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Kurti ka ftuar edhe të larguarit e fundit nga organet e partisë që të votojnë dhe të kryejnë obligimin statutor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat