Policia gjermane liron personin që dyshohej se sulmoi drejtorin e burgjeve të Kosovës

Aktuale

Policia gjermane liron personin që dyshohej se sulmoi drejtorin e burgjeve të Kosovës

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:04
Drejtori i burgjeve të Kosoves pas rrahjes

 

Policia gjermane liron personin që dyshohej se sulmoi drejtorin e burgjeve të Kosovës

Personi që dyshohej se kreu sulmin ndaj drejtorit të burgjeve të Kosovës, është liruar nga burgu.

Buri kanë bërë të ditur se policia gjermane ka liruar dje personin me inicialet B.A., (emër i njohur për redaksinë).

Kujtojmë se pas sulmit që i njëjti dyshohej se i kishte bërë drejtorit Sokol Zogaj, kishte udhëtuar për në shtetin gjerman. Autoritetet kosovare më pas kishin kërkuar arrestimin e tij.

Zogaj ishte sulmuar në gusht të vitit 2017, ndërsa personi B.A. ishte arrestuar para një muaji dhe është liruar dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat