Ministri i Brendshëm, Falur Sefaj nga radhët e AKR-së ka bërë një koment në 12 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në një koment në profilin e tij në Facebook, Sefaj ka shkruar se presidenti Rugova ka shpëtuar popullin nga tjetërsimi për shkak të orientimit të tij properëndimor.
Ky është komenti i tij i plotë:
Sot bëhen 12 vjet prej kur u nda nga jeta arkitekti i pavarësisë së vendit, presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova punoi me përkushtim të paepur për e çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Orientimi i tij drejt vlerave perëndimore dhe civilizimit ishte faktor kyç që çoi në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në fakt ky orientim shpëtoi popullin e Kosovës nga tjetërsimi.
Fal karakterit të paluhatur tij prej një burrështetasi të vërtetë, presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, arriti të krijojë miqësi të përhershme me partnerët strategjik të Kosovës.
Vepra dhe jeta e dr. Rugovës duhet të shërbejë si mësim për të gjithë ata që mendojnë se janë të gatshëm ta marrin në duar fatin e kombit. Rugova na mësoi se si liderët politik duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj obligimeve morale që kanë ndaj atyre që ndikuan që të mos jemi viktimë e përhershme, ndaj atyre që besuan në kauzën tonë të drejtë, e që janë partner të Kosovës.