Voton Albulena Haxhiu: Nga Albini presim forcim, zgjerim dhe rritje të reja

Aktuale

Voton Albulena Haxhiu: Nga Albini presim forcim, zgjerim dhe rritje të reja

Nga: H.Orana Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:52
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka publikuar momentin e votimit për të parin e Vetëvendosjes.

Ajo ka thënë se nga Albin Kurti që është kandidati i vetëm për të udhëhequr me këtë parti, presin forcim, zgjerim dhe rritje të reja për Vetëvendosjen.

“Sapo votova për aktivistin e politikanin i cili shquhet për artikulimin e ideve tona të përbashkëta. Nga Albini presim forcim, zgjerim dhe rritje të reja për organizatën tone”, shkruan Haxhiu./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat