Zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit për Presidentin Rugova

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit për Presidentin Rugova

H.Orana Nga H.Orana Më 21 janar 2018 Në ora: 15:30
Presidenti Ibrahim Rugova

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, kur ky i fundit tha se “Rugova u angazhua kur pushteti i Millosheviqit zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike”.

Gecaj duke ju drejtuar Thaçit tha se keni minimizuar veprimtarinë e Presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi: “Rugova u angazhua kur pushteti i Millosheviqit zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike”

Jo z. Thaçi jo, fjalia juaj është një minimizim i padenjë i gjithë asaj se kush ishte dhe çfarë bëri Presidenti Rugova. Ai ishte dhe do të mbetet përherë simboli i pakontestuar i lirisë dhe i pavarësisë së Republikës së Kosovës!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat