Haradinaj tregon motivet e mundshme të vrasjes së Ivanoviqit

Aktuale

Haradinaj tregon motivet e mundshme të vrasjes së Ivanoviqit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:12
Oliver Ivanoviq

"Është një ngjarje e keqe, një tragjedi në këtë rast. Ne jemi të interesuar me e zbardh këtë vrasje", tha Haradinaj. "Mund të jetë [vrasje] e të gjitha motiveve: edhe politike edhe atyre të krimit, por nuk është ndëretnike".

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekzistojnë disa motive të mundshme të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, por ka shprehur bindje se vrasja e liderit serb të Kosovës nuk është bërë nga shqiptarët.

Në një interivstë për Televizionin Kombëtar të Kroacisë – HRT, Haradinaj deklaroi sot se vrasja e Ivanoviqit është një tragjedi.

“Është një ngjarje e keqe, një tragjedi në këtë rast. Ne jemi të interesuar me e zbardh këtë vrasje”, tha Haradinaj. “Mund të jetë [vrasje] e të gjitha motiveve: edhe politike edhe atyre të krimit, por nuk është ndëretnike”.

Haradinaj komentoi edhe vizitën e djeshme në Kosovë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shefi i qeverisë kosovare tha se presidenti serb është treguar i arsyeshëm në vizitën e tij.

“Mendoj se ka një realizëm më të madh dhe një stabilizim të retorikës mes Kosovës dhe Serbisë. Pra dje presidenti i Serbisë Vuciq ka qenë i arsyeshëm”, deklaroi Haradinaj.

Duke folur për veriun e Kosovës, Haradinaj tha se “Kosova është stabile”.

Ai deklaroi se Kushtetuta e Kosovës zbatohet edhe në veri. “Atje ka qenë një gjë më jo formale në ekonomi dhe procese të tjera, por po stabilizohet ajo pjesë”, tha kryeministri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat