Haxhiu: Kosova ka nevojë për një politikan si Kurti

Aktuale

Haxhiu: Kosova ka nevojë për një politikan si Kurti

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:13
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka falënderuar të gjithë ata që votuan Albin Kurtin për kryetar të partisë.

Ka thënë se kryetari i ri i Lëvizjes, ka punë përpara, ndërsa Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një program dhe politikan siç është Albin Kurti.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Faleminderit gjithë aktivistëve që me punën e tyre e mundësuan këtë proces demokratik.

Faleminderit gjithë anëtarëve që shfrytëzuan të drejtën e tyre në zgjedhjet e brendshme.

Kryetari i ri i Lëvizjes tonë, Albin Kurti, ka punë të mëdha përpara. Së bashku e me vullnet do t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta. Me angazhim, besim, guxim e dije.

Republika e Kosovës dhe qytetarët, më shumë se asnjëherë tjetër, kanë nevojë për një koncept dhe program si të Lëvizjes dhe një aktivist e politikan si Albini.

Kujtojmë se ka procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar me: Për 98.82%, Kundër 0.61%, Abstenim 0.57%, Të pavlefshme 0.26%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat