Shkaktari i aksidenteve në trafik

Aktuale

Shkaktari i aksidenteve në trafik

Më: 22 janar 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Mungesa e shenjave sinjalizuese shpesh vlerësohet si shkak i aksidenteve në komunikacion. Ekspertët e komunikacionit thonë se jo vetëm që mungojnë shenjat, por në të shumtën e rasteve edhe vendosen në mënyrë të gabuar, gjë që huton pjesëmarrësit në komunikacion. Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se kanë mungesë të mjeteve financiare për sinjalizim të plotë të të gjitha rrugëve.

Rrethrrotullimi në Lakërishtë në Prishtinë është njëri nga vendet ku ndodhin aksidente të shpeshta. Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se shkak për këtë është mungesa e shenjave sinjalizuese. Madje, Dedaj thotë se jo vetëm në këtë rrethrrotullim, por edhe në shumë pjesë të tjera mungojnë shenjat sinjalizuese, e në shumë raste edhe janë të vendosura në drejtim të gabuar.

“Nuk mjafton sinjalizimi, sinjalizimet horizontalë dhe vertikalë nuk janë të sinkronizuara. Po i përmendi këto elemente të sinjalizimit që nuk përputhen me standardet, dhe në këto raste drejtuesi i automjetit nuk mund t’i pranojë informacionet e sakta mbi drejtimin e sigurt të automjetit”, deklaroi Dedaj.

Udhëheqës i Divizionit për Mbështetje Teknike, Prona dhe Siguri në Ministrinë e Infrastrukturës, Flamur Gashi, tha për Radio Kosovën  se mjetet financiare që janë të parapara për  rregullimin e plotë të sinjalistikes në rrugët që janë nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës, nuk janë të mjaftueshme.

“Ministria e Infrastrukturës ka në menaxhim  mbi 2000 klm rrugë, dhe si mjete financiare që ndahen për mirëmbajtën e sinjalizimit rrugor nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Gashi.

Por , sipas Gashit shqetësues është fakti se qytetarët po i dëmtojnë e në shumë raste edhe po i vjedhin shenjat, gjë që po e vështirëson edhe më shumë  gjendjen në komunikacion sa i përket shenjave sinjalizuese.

Na është bërë një dukuri e shpeshtë, dëmtimi dhe vjedhja apo asgjësimi i shenjave në rrugë nacionale dhe rajonale”, tha si

Ministria e Infrastrukturës  së fundmi ka përforcuar sinjalistiken me vija vibruese afër vendeve me të rrezikuara, siç janë kthesat e rrezikshme,  apo rrethrrotullimet. Mirëpo, sipas zyrtarëve të Ministrisë, pjesëmarrësit në komunikacion nuk po i respektojnë sa duhet rregullat në trafik, gjë që po shkakton aksidente të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat